Ballina Aktualitet Lajme Ja kush është zyrtari i BDI-së që ka spiunuar te VMRO-ja më...

Ja kush është zyrtari i BDI-së që ka spiunuar te VMRO-ja më 27 prill

Një funksionar i emëruar nga BDI-ja rezulton shkaktari kryesore i tragjedisë së 27 prillit të vitit të kaluar, mund të konstatohet nga komunikimi me SMS mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së në ditën kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar.

Sipas këtij komunikimi, funksionari në fjalë, i cili më 27 prill është takuar me Talat Xhaferin, ka informuar VMRO-DPMNE-në për skenarin për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, me qëllim që zyrtari i lartë amerikan i asaj kohe, Hojt Ji, të pritet në Shkup nga kryetar i ri i Kuvendit.

Burime të larta partiake kanë thënë për Gazetën Lajm se personi në fjalë ëshët funksionar i lartë në shërbimet sekrete, ku është propozuar nga BDI-ja.

Ai ende është në postin e njëjtë që ka mbajtur edhe në 27 prillin e përgjakshëm dhe nuk është shkarkuar nga posti.
“Brenda disa ditëve edhe publikisht do të dal dhe do ta tregoj emrin e këtij funksionari”, ka paralajmëruar një deputet shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndryshe erdhe bisedat e Trajko Veljanovskit, i cili luante në mënyrë jolegjitime rolin e kryesuesit të Parlamentit deri më 27 prill, me bashkëpunëtorët e tij tregojë se si janë përgatitur për 27 prillin. Se kanë nuhatur tentativat për vendosjen e kryetarit të ri të shumicës parlamentare me forcë dhe bënin plan për kundërshtim. Bisedat zhvillohen ditën e ngjarjeve.
Veljanovski i shkruan Dimitar Stevananxhijës – “Ku janë komunjarët?”

STEVANANXHIJA – “Të gjithë ishin tek klubi”
VELJANOVSKI – “A është e mbyllur salla Boris Trajkovski”
SANJA UGRINOVSKA i shkruan Veljanovskit – “Do pyes. Nuk e di. Është e hapur. A ta mbyllin?
VELJANOVSKI – “Tani jo”
SANJA UGRINOVSKA – “Do ju akuzojnë juve. Salla ka qenë vazhdimisht e hapur pasi është edhe bibliotekë. Kështu ka qenë tërë kohën”
VELJANOVSKI – “Ok. Vetëm pyeta”
SANJA UGRINOVSKA – “Të ju informoj se Zaevi kishte press në

Kuvend dhe në mënyrë procedurale foli dhe paralajmëroi se shumica do ta emërojë kryetarin e Parlamentit. Vendi mund të jetë në sallë, në korridor, në shkallë, në ASHAM, në Fakultetin Juridik… Se momenti paska ardhur dhe ai dëshiron që të hënën kur vjen Hojt Ji, Talati të jetë kryetar. Sonte kanë mbledhje të kryesisë qendrore dhe vlerësoj se neser do të tentojnë ta bëjnë emërimin”

Veljanovski këtë mesazh ia dërgon Nikolla Gruevskit rreth orë 15.
VELJANOVSKI i shkruan Goran Gjoshevskit, sigurimit të tij – “Nesër në mëngjes kërkojë Dushkon dhe tregoja masat”
GJOSHEVSKI – “Popo, sigurisht”
NIKOLLA GRUEVSKI i shkruan VELJANOVSKIT diku rreth orës 16:00 – “Prej Pançe Kralevit, nga BDI informatë nga një njeri që erdhi prej takimit me Talatin. :Sot pasdite përgatitet emërimi i Talatit me iniciativë të LSDM së”

VELJANOVSKI Ilija Dimovskit – “Menjëherë dhjetëra deputet para kabinetit tim të vijnë…Që ta mbrojnë kabinetin. Gjysma para kabinetit dhe gjysma në sallë”
IVAN CVETANOVSKI i shkruan TRAJKO VELJANOVSKIT – “Ende po qëndrojnë të dy palët. Dushica nga Tv24 bën lidhje direkte nga salla 1”.