Atalanta ul me këmbë në tokë Interin duke e turpëruar në mënyrën më të keqe. Me 2 shqiptarë në fushë dhe me një gol kuqezi të Berat Gjimshitit, skuadra bergamaske mposhti me meritë me rezultatin e thellë 4-1 Interin e Spallettit që po të mos ishte për portierin Samir Handanovic mund të kishte pësuar 8 apo 9 gola sot, pasi slloveni evitoi disa gola të sigurtë me ndërhyrjet e tij.
Pas 7 fitoresh radhazi u ndal ecuria pozitive e Interit ndaj një Atalante që regjistroi suksesin e 4-t radhazi në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 18 pikëve. Ishte një Inter pa grintë dhe pa dëshirë që dukej se i kishte shpenzuar të gjitha energjitë në ndeshjen ndaj Barcelonës ai që u pa në Bergamo, por kjo humbje i faturohet padiskutim edhe trajnerit Luciano Spalletti që gaboi me formacionin por edhe me zëvendësimet. Interi e mbylli dhe me 10 lojtarë pasi Brozovic në fund u ndëshkua me karton të kuq duke humbur takimin e ardhshëm në kampionat ndaj Frosinones.
| GOAL! |
Inter Milan's run of seven consecutive wins is coming to an end!
Berat Djimsiti has scored a third for Atalanta. 👏 pic.twitter.com/YQz0i19N8v
— ELEVEN Football (@ElevenSportsFB) November 11, 2018
Vetëm 2 herë kishte fituar fituar Interi në 10 transfertat e fundit në Atleti Azurri D’Italia dhe kjo statistikë u konfirmua sërish. Goli i shpejtë i Hateboer ishte një sinjal se skuadrën e Spalletit e priste një sfidë shumë vështirë. Por pavarsisht dominimit të Atalantës, Interi e mbylli pjesën e parë në disavantazhin e një goli pasi Handanovic priti gjithçka që i doli përpara.
Pjesa e dytë nisi ndryshe për miqtë që përfituan nga një largim i gabuar i topit nga Berisha me Politanon që ja ngeci topin në dorë Mancinit dhe fitoi një 11-metërsh. Icardi nuk gaboi dhe Interi barazoi shifrat, por milanezët luajtën vetëm 10 minuta në pjesën e dytë, sepse Atalanta mori sërish frenat e lojës në dorë.
Pas një krosimi të Ilicic në minutën e 62-të, Mancini shleu gabimin te penalltia dhe me një goditje të saktë me kokë i dha sërish avantazhin bergamaskëve. Reagimi i Interit ishte i vakët dhe në minutat e fundit Atalanta realizoi dhe dy herë të tjera. Fillimisht gjeti rrugën e rrjetës Berat Gjimshiti që i rikthyer në formacionin titullar nga Gasperini realizoi golin e tij të parë sezonal me një goditje të bukur me kokë në minutën e 88-të ndërsa në shtesë Gomez me një gol spektakolar kompletoi pokerin e Atalantës.
Tifozët e Interit pas kësaj disfate urojnë që të mos përsëritet ecuria e sezonit e kaluar sepse edhe atëherë pas një fitorje 5-0 ndaj Chievos në kampionat që i dha kreun e renditjes, erdhi pikiata, këtë herë fitorja 5-0 ishte ndaj Genoas. Për një skaudër që deri para kesaj sfide kishte mbrojtjen më të mirë të kampionatit me 6 gola të pësuar në 11 ndeshje, një humbje e tillë me 4 gola të pësuar në një sfidë nuk është aspak normale. Këmbanat e alarmit kanë nisur të bien!
https://youtu.be/GyBJVs26MnQ