Ballina Aktualitet Lajme Mickoski: Doni të thoni se nuk e dini ku gjendet Gruevski, para...

Mickoski: Doni të thoni se nuk e dini ku gjendet Gruevski, para kujt po bëni teatër?

Kryetari VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka komentuar aksionin për arrestimin e Nikolla Gruevskit. Publikimin e tij po e sjellim të plotë:
Kaloi një vit nga vrasja në Aerodrom e të riut Martin Janushev, kaluan disa muaj nga vrasja e tifozit të ri Sazdo dhe një sërë vrasjesh të tjera autorët e të cilave janë në arrati, kurse fytyrat e tyre janë të panjohura për publikun.

Nuk kishte spektakle si sonte, ndërsa duhej të kishte, sepse atje diku, në ndonjë cep ose rrugicë, sonte shëtit i lirw i dyshuari për marrjen e një jete njerëzore. Kurse ju në vend që t`i kërkoni ata, po merreni me persekutim, persekutim politik ndaj VMRO-DPMNE-së.

Zotërinj pushtetarë, kë gënjeni dhe para kujt bëni teatër fals kur pakurrfarë argumenti drejtoni gishtin drejt VMRO-DPMNE-së, gjoja se ajo fsheh dikë?

Ky nuk është sulm vetëm ndaj VMRO-DPMNE-së, por sulm kundër lirisë, kundër forcës kryesore politike, kundër mendimit kritik, që nuk njihet në Evropën moderne dhe më gjerë në botë.
Doni të thoni se, personin ndaj të cilit me vite hidhni gur dhe dru dhe e trajtoni si armik të shtetit, nuk e dini se ku ndodhet?
Si ashtu, kur deri dje, ashtu si atë, të gjithëve na ndiqni, kërcënoni, shantazhoni.

Si lider i VMRO-DPME-së nuk kam ndërmend të ankohem dhe shfajësohem, as të bëj rolin e viktimës, sepse unë ndjejë një pjesë të vogël të asaj që qindra e mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë. Thoni se keni mposhtur regjimin, po me çka dalloheni prej atij që e përshkruani në mënyrë dramatike se e keni luftuar. Ju jeni ai regjim dhe juntë që kufizoni lirinë.

Tërhiqni banditët tuaj partiakë të LSDM-së me simbole të policisë, turpi i tyre është edhe i juaji.

Doni të na poshtëroni, të na paraqisni si një grup keqbërësish, kriminelësh, ne që po tregojmë të vërtetën.
VMRO-DPMNE është dhe do të mbetet bastioni i fundit i lirisë dhe mendimit kritik. Kështjella e njerëzve që e duan këtë vend.Mund të na e ndaloni të flasim, të veprojmë, por nuk mund të na e ndaloni VMRO-në, sepse ajo i shërben popullit, kurse unë jam kryesori t`u shërbejë dhe t`i ruaj katër germat e shenjta.
Maqedonia do të fitojë.

Sa më shumë shtypje, aq më shumë humbje për ju. Frika dhe pavendosmëria do jenë larg nesh.

Dhe tani në fund, duhet ta dini se do t`ju mundim, do humisni, sepse dashuria ndaj vendit tonë është më e fuqishme se ligësia juaj, sepse nuk do mund ta fshihni varfërinë që po ia shkaktoni popullit, kurse plaçkitja e kombit nuk do të harrohet kurrë. Do të përmbyseni!
Maqedonia do të fitojë!
Rroftë VMRO-DPMNE!
Rroftë Maqedonia!

Përkthimi në shqip: Tetova News