Zamira Çavo
Minoriteti grek dhe Shqipëria
Ngjarjet e fundit në Bularat dëshmuan më së pari tre problem madhore:
Së pari dëshmuan se ekstremizmi nacionalist grek me Agimin e Artë, është në ofensivë në Greqi dhe se Athina zyrtare është gati e nënshtruar ndaj kësaj ofensive.
Kjo frymë rrezikon seriozisht jo vetëm Greqinë dhe popullin mik grek por rrezikon edhe Rajonin.
Duket se në Greqi radikalët nacionalistë ndahen në nacionalistë dhe antinacionalistët zyrtarë. Shihet se persona zyrtarë në kabinetin Cipras kërkojnë autonominë e Vorioepirit dhe nga ana tjetër kërkojnë të drejtat e minoritetit duke kërkcënuar me kushtëzim për antarësim në BE!
Kjo politikë nuk është e re, por mardhëniet mes dy vendeve kanë mbijetuar ndaj këtij radikalizmi falë miqësisë së popujve por edhe urtësisë së politikës së Tiranës.
Minoriteti grek në Shqipëri është ndër ato pak minoritete në botë që kanë gëzuar dhe gëzojnë të gjitha të drejtat, madje me një përkushtim maksimal të politikës.
Kështu ishte në kohën e diktaturës, kështu edhe në këto 28 vjet! Por hunda e politikës shoviniste greke gjithnjë ka qenë shumë e gjatë dhe ka arritur të futet tinëzisht deri në parlamentin tonë. Deputetë të minoritetit janë bërë falë këtyre të drejtave, por askush ,pra ASKUSH nuk u jep të drejtën që të vjellin vrërë kundër shqiptarëve, Shqipërisë apo politikës zyrtare të Tiranës!
Së dyti: Nga politika e Tiranës u tha se “Urtësia nuk duhet të merret si nështrim” Shumë e gjetur si diksurs politik. Por nga ana tjetër flirtimet e zyrtarëve tanë me politikanë grekë, mbështetja e tyre morale apo dhe financiare duket kanë krijuar terrenin për një ndërhyrje gati të frikshme të qarqeve nacionaliste greke në Shqipëri.
Në 28 vjet shteti shqiptar ka qenë gati inegzistent si ndaj ndërhyrjeve të frorta të politikës greke në Shqipëri ashtu dhe ndaj problemeve të mëdha që shqiptarët emigrant kanë patur në shtetin fqinj. Ka ardhur koha kur të dëshmojmë se kemi një shtet, një flamur dhe një komb me histori, me tradita e mbi të gjitha me një durim që nëse i kalon kufijtë bëhët barot!
Së treti :Ngjarja në Bularat dhe transmetimi nga disa media që gati qanë me lot për vrasjen e një individi që merr armën dhe qëllon mbi policinë e vendit të tyre, dëshmuan se fjalët për pagesa nga ana e Greqisë ndaj disa mediave apo gazetarëve nuk qenka pa baza. Këto media dëshmuan se janë të shitur kokë e këmbë kundër interesave të shtetit të tyre.
Nëse do kishin gjurmuar lajmin si do bënte cdo media serioze në botë do e kishin gjetur të vërtetën mbi veprimin e atij djali!
ABCneës përgatiti një emsion të tërë professional dhe mjaft të plotë rreth këtij personi. Sikur ta kishin bërë këtë edhe mediat e tjera!
Gjithsesi situatat në Ballkan nuk janë të qeta. Politika e cdo vendi synon të kthejë sytë nga brënda vendit, ndaj interesave të popullit të vet, këtë duhet të bëjë edhe politika e Tiranës. Ndryshe situate si ajo e Bularatit mund të përsëritej në forma të tjera që mund të cënojnë “durimin popullor”.