Presidenti amerikan Donald Trump ka përcjellë një mesazh për shqiptarët me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.
Në mesazhin dërguar presidentit Ilir Meta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndër të tjera thekson:
“Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku.
Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale”, shkruan Trump. (TemA)