Ballina Bota Pavarësia, Putin uron Metën: Bashkëpunimi në interes të dy vendeve

Pavarësia, Putin uron Metën: Bashkëpunimi në interes të dy vendeve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar presidentin Ilir Meta në lidhje me rastin e festës së Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit, Meta shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Europës.

Mesazhi i urimit

Shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin

Moskë, Kremlin

Më 28 nëntor 2018