Ata që kalojnë shumë kohë në rrjetet sociale mund të bien pre e depresionit. Një studim i kryer nga psikologë të Universitetit të Pensilvanisë ka gjetur për herë të parë lidhje mes kohës së kaluar në rrjetet sociale dhe depresionit e vetmisë. Studimi zbuloi se ata që reduktuan në mënyrë drastike përdorimin e rrjeteve si Facebook, Instagram dhe Snapçat patën një përmirësim të humorit dhe mënyrës se si ndiheshin në përgjithësi në lidhje me jetën e tyre.
Eksperimenti tregoi se shumica e vullnetarëve që u bënë pjesë e tij ndërsa ishin në fazën e depresionit të moderuar, dolën prej tij me simptoma të lehtësuara. 143 studentë u testuan për humorin dhe sensin e të qenit mirë me veten. Gjysma e tyre u lanë të lirë të përdornin rrjetet sociale, ndërsa gjysma tjetër u detyruan të mos kalonin më shumë se 10 minuta kohë në tre rrjetet kryesore sociale.
Ata që ndërprenë përdorimin e mediave sociale u pa që kishin tendencë të shtuar drejt vetmisë dhe depresionit përgjatë studimit. Ndërsa grupi i kontrolluar nuk ndryshuan sjellje. Rezultatet e studimit janë publikuar në Revistën e Psikologjisë Sociale dhe Klinike.
Studiuesit thonë se njerëzit e vetmuar dhe në depresion i përdorin rrjetet sociale për të kërkuar lidhje shoqërore. Por sipas studimit të ri, Facebook, Instagram dhe Snapçat po i bëjnë njerëzit edhe më të vetmuar dhe të dëshpëruar. Kjo lidhet me krahasimin social në rënie, pra momentet kur ne shohim postimet dhe profilet e miqve të rrjetit, të cilët janë kujdesur që jeta e tyre aty të duket e mrekullueshme.
Ndërsa arsyeja e dytë ka të bëjë me frikën e humbjes. Mediat sociale janë kthyer në pjesë integrale e të përditshmes dhe shumë njerëz e kanë të vështirë t’i nxjerrin nga jeta e tyre. Kjo është arsyeja pse studimi u përqendrua te vullnetarët që e kufizuan përdorimin e tyre. Është shumë i rëndësishëm fakti se ata që kishin prirje për depresion filluan të ndihen më mirë, kur e kufizuan kohën në rrjete. Pra nuk na nevojë t’i braktisim për fare, që të ndihemi më mirë. (TemA TV)