Ish- drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov sot pritet të del nga burgu i Shutkës, për tu paraqitur në seancën e radhës gjyqësore për rastin ‘FORTESA’.
PSP-ja kërkoi masën e paraburgimit, ndërsa gjyqi Penal e ka miratuar kërkesën, si masë parandaluese për arratisje nga shteti.
Sasho Mijalkov është i akuzuari i pestë për përgjime masive të paligjëshme, së bashku me Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin të cilët janë në arrati në shtetin fqinjë në Greqi.
PSP nuk kërkoi menjëherë masë paraburgimi me arsyetimin se gjoja nuk posedojnë informacione se personi në fjalë mundet që të arratiset nga shteti, deri në momentin kur kusheriri i tij Nikolla Gruevski nuk publikoi se i është pranuar kërkesa për azil në Hungari.
Deri më tani nuk ka dalë ndonjë video incizim apo fotografi gjatë arrestimit të Ish-kreut të DSK-së, mirpo siç mëson Alsat ai në burgun e Shutkës u sjell me makina private.