Shkëndija e Tetovës është befasuar në shtëpi duke u mposhtur nga Pobeda me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të kupës së Maqedonisë.
Golin e vetëm më ndeshje e shënoi Makota në minutën e 19-të, ndërsa duhet theksuar se tetovarët një pjesë të madhe të lojës e luajtën pa reprezentuesin Egzon Bejtullai, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Shkëndija në këtë takim luajti edhe pa Besart Ibraimin dhe Stenio Junior, të cilët janë të lënduar.
Emini e pati rastin më të mirë për vendësit, megjithatë nuk ia doli të barazojë rezultatin.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate: Akademija Pandev-Korabi 3-1, Makedonija GJP-Rabotnicki 1-0 dhe Sileks-Bellasica 0-2.