Shqipëria e ka mbyllur në mënyrën më të turpshme të mundshme ndeshjen e saj të fundit në Grup kundër Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Kristian Panuçi, u mundë me rezultatin e thellë 0-4 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë tifozerisë kuqezi e cila edhe pse kishte ardhur në mbështetje të ekipit dolën të zhgënjyer pas kësaj difate të turpshme.
Një humbje që djeg shumë ku përveçse rezultatit- loja e zhvilluar dhe skemat e përdorura nga ana e Panuçit ishin katasfrofike ku vetë rastet tona tregojnë se nuk e kemi venë për asnjë moment në rrezik portën kundërshtare.
Ndërkohë, nga krahu tjetër Skocia edhe pse vinte me një numër të madh mungesash në formacion, arriti që të bënte në 90-minutësh spektakolar në Shkodër duke marrë një tre pikës të artë.
Miqtë e mbyllën ndeshjen që në 45-minutat e para duke shënuar dy gola me anë të Fraser dhe Flecher, por ajo që ua lehtësoi më shumë fitoren ishte dhe dalja me karton të kuq të kapitenit Mërgim Mavraj.
Në pjesën e dytë ishte sërish Skocia që dominoi totalisht ndeshjen duke shënuar dhe dy gola të tjerë me anë të Forrest që vulosi shifrat në 0-4.
Një disftaë turpëruese për Shqipërinë e cila mbyll një edicion në gjëndje të rëndë – pasi edhe shanset për tu ringritur duket të pakta.
Ndërkohë, që tifozët sulmuan në kor trajnerin Panucci i cili me këtë disfatë rrezikon seriozisht postin e trajnerit.