Partia opozitare VMRO-DPMNE e përmbajtur për arrestimin e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Në komunikim përmes telefonit, zëdhënësi i saj Naum Stoillkovski për TV21 tha se nuk janë të informuar për arsyet dhe detajet për arrestimin e Mijallkovit.
Megjithatë shtoi se Sasho Mijallkov më nuk është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe se për një kohë të gjatë udhëheqësia e partisë nuk ka pasur asnjë komunikim me të. Kujtojmë që javë më parë, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së unanimisht e shkarkoi nga partia Mijallkovin, duke e akuzuar madje se po bashkëpunon fshehtazi me Kryeministrin Zoran Zaev.