Ballina Aktualitet Lajme Momenti kur Sasho Mijalkovi me pranga në duar futet në burgun e...

Momenti kur Sasho Mijalkovi me pranga në duar futet në burgun e Shutkës (VIDEO)

Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov sotne u soll në burgun e Shutkës me pranga në duar, njofton TetovaSot.

Saso Mijalkov sonte u arrestua në hotelin e tij “Marriott” në qendër të Shkupit, me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale për shkak të rrezikut të arratisjes dhe u dërgua në burgun e Shutkës.

Ai u arrestua me kërkesë të PSP-së. Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkup 1, pasdite, urdhëroi masën e ndalimit.

Ish-drejtori i DSK- së, Sasho Mijalkov, është akuzuar në disa raste të PSP-së edhe atë si “Fortesa – Target”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik 2”.

Pas Kirill Bozhinovskit dhe Mile Janakievskit, Mijallkov është funksionari i tretë që është arrestuar pas arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski./TS

https://youtu.be/N7pEReXZ6jE

@tn.lajmelokale
@tetovanews