Ballina Aktualitet Lajme VMRO-DPMNE s’do t’ia dijë për Mijallkovin: “Ai nuk është më anëtar i...

VMRO-DPMNE s’do t’ia dijë për Mijallkovin: “Ai nuk është më anëtar i partisë, nuk kemi komunikim”

Partia opozitare VMRO-DPMNE e përmbajtur për arrestimin e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Në komunikim përmes telefonit, zëdhënësi i saj Naum Stoillkovski për TV21 tha se nuk janë të informuar për arsyet dhe detajet për arrestimin e Mijallkovit.

Megjithatë shtoi se Sasho Mijallkov më nuk është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe se për një kohë të gjatë udhëheqësia e partisë nuk ka pasur asnjë komunikim me të. Kujtojmë që javë më parë, Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së unanimisht e shkarkoi nga partia Mijallkovin, duke e akuzuar madje se po bashkëpunon fshehtazi me Kryeministrin Zoran Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews