Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Odën Ekonomike, tha se nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ikje jashtë shtetit. Ai tha se kjo duhet të konfirmohet.
Zaev ka përsëritur se qeveria nuk e ka ndërmend të përzihet në sistemin gjyqësor dhe apelon që institucionet të lejen të lirë dhe të kryejnë detyrën e tyre.
“Policia nuk kishte të drejtë pa pasur akt vendim të pengoj lirinë e Gruevskit, e as që t’i afrohet atij, të ndjek ose të merr ndonjë masë tjetër. Për këtë duhet të ekzistojnë urdhra gjyqësore”, tha Zaev, duke u përgjigjur pyetjes se tek kush është faji që Gruevski ende nuk është gjetur.
Siç dihet kohë më parë Gruevski u paraqit në rrjetin social facebook, duke thënë se është në Hungari dhe po kërkon azil politik. /SHENJA/