Jusuf Buxhovi
LËVIZJA KOMBËTARE QË E BËRI SHTETIN E KOSOVËS
Themelimi i “Lidhjes Demokrtike të Kosovës”, më 23 dhjetor 1989 është një ngjarje ndër më të rëndësishme e fundshekullit të kaluar, që vuri në binarët e pakthyeshëm historik dy procese paralele: shkëputjen nga komunizmi dhe ideologjia e tij rrënuese si dhe shkëputjen nga pushtimi njëshekullor serb. Si e tillë “Lidhja Demokratike e Kosovës” ishte në frymën dhe në programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila kapërcimin nga pushtimi pesëshekullor osman e lidhte me kalimin te bota perëndimore si dhe qytetërimi i saj. Ndaj nuk ishe e rastësishme që në përputhje me këto qëllime LDK-ja gjeti përkreahjen gjithëpopullore dhe si e tillë u kthye në lëvizje kombëtare që mori përgjegjësinë për një ndryshim të madh shoqëror dhe politik të shqiptarëve për ç’gjë pati mbështetetjen edhe të Perëndimit në krye me SHBA-të dhe vendet e NATO-s, të cilat, përdorën edhe forcën ushtarake në të mirë të këtij qëllimi.
Dhe, sot, kur shteti i Kosovës, si e arritura më e madhe historike e këtij shekulli, ndodhet në një udhëkryq tepër të rrezikshëm sa nga sjellja e papërgjegjshme e pjesës më të madhe të klasës politike e cila interesin e pushtetit e ka vu mbi atë të shtetit duke e kthyer në plaçkë dhe sa nga përpjekjet e pansllavizmit serbo-rus që të rikthehet në Ballkan në dëm të çështjes shqiptate, del në pah përgjegjësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” që, si para 29 vitesh, por tash e reformuar dhe e liruar nga mentaliteti i feudeve dhe tuxharëve të ndryshëm, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha kurthet dhe pazaret ngado që vinë në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian.