Meteorlogët dhanë sqarimin logjik për këtë dukuri të pazakontë
Borë e madhe ra në regjionin Xinjiang, kurse banorët vërshuan rrjetin social me fotografi dhe video të këtij fenomeni,. Në fillim ra borë normale e bardhë, kurse pastaj ra edhe bora e verdhë.
Sipas sqarimit të drejtorit të Institutit të Meteologjisë në Xinjiang, He Çing dukuria ndodhi për shkak të përzierjes së borës me pluhurin e stuhisë.
– Nga e premtja e kaluar, shumë zona të Xinjiang-ut janë nën ndikimin e erërave të forta. Rajoni Karamaj është përfshirë nga stuhia e pluhurit. Erërat e forta kanë sjellë rërën në qytetet jugore dhe për shkak të temperaturave të ulëta ra bashkë me borën – deklaroi ai./TetovaNews