Të gjithë drejt plazheve në Australi, teksa vendi po përjeton temperatura ferri këto ditë të fundit të vitit.
7 persona kanë humbur jetën për shkak të të nxehtit, teksa termometri këto ditë ka shënuar mbi 40 gradë Celsius. Kulmi u shënua të enjten në rajonet perëndimore të vendit kur temperatura maksimale arriti në 49.3 gradë.
Temperaturat janë 16 gradë mbi mesataren, sipas sinoptikanëve, për të cilët kjo valë e vapës përvëluese është pasojë e ngrohjes globale. Ndërsa për qytetarët, temperaturat janë normale për këtë sezon, pasi sipas tyre temperaturat arrijnë disa herë gjatë verës nivele kaq të larta./Tv Klan