Popujt e lashtë zotëronin mençuri të pakrahasueshme. Shumë nga zbulimet dhe mësimet e tyre kanë mbijetuar deri më sot dhe kjo nuk është rastësi… Ja disa prej atyre që na kanë lënë të urtët e Lindjes së largme
1. Asnjëherë mos e zbuloni atë që po planifikoni për të ardhmen tuaj- Diskutimi se çfarë po planifikoni të bëni në të ardhmen mund të çojë në një zhgënjim të madh: dorëzimin. Njerëzit mund të jenë shumë negativë dhe t’ju çojnë drejt prishjes së ëndrrave tuaja. Mbajini ato sekrete mes jush dhe Perëndisë. Kur gjithçka është e përfunduar, festoni me ata që doni.
2. Mos i ndani limitet e trupit tuaj me të tjerët- E keni parasysh kur keni dhimbje, lodhje apo vështirësi për të bërë disa aktivitete? Nëse është e mundur, mos e ndani këtë me të gjithë. Trupi është diçka shumë personale dhe ju duhet të mësoni të jeni të fortë dhe të jetoni me të, pa keqardhje.
3. Mos u mburrni me veprimet tuaja bamirëse- Nëse ndihmoni dikë, duhet ta bëni atë për dashuri dhe të mos mburreni. Egoja mund të stimulojë këtë qëndrim, por duhet t’i qëndroni sa më larg të jetë e mundur, arrogancës. Përveçse jeni në një situatë shumë të komplikuar, ju gjithashtu mund t’i bëni të tjerët të ndihen në siklet dhe të nënçmuar.
4. Shmangni mburrjen për guximin dhe vlerën tuaj- Kur dikush është i admirueshëm, njerëzit e dallojnë lehtë, nuk ka nevojë të mburremi. Ajo që do të merrni nga kjo mburrje e vetvetes nuk është aspak pozitive.
5. Mos e humbni kohën duke folur keq për të tjerët- Kur flasim keq për të tjerët, ne zbulojmë shumë më tepër për veten sesa për atë që jemi duke folur keq. Për më tepër, mjedisi bëhet i rënduar dhe mendja mbushet plot me mendime të këqija.
6. Mos tregoni të gjitha problemet që keni në jetën tuaj personale- Ka nga ata që përhapin, edhe në rrjetet sociale, problemet me të cilat ballafaqohen. Mos harroni se është shumë e rëndësishme t’i mbani për vete. Kur flasim shumë, rrezikojmë zbulimin e sekreteve ose të bëhemi tejet të dobësuar përballë atij që po dëgjon.