Ballina Aktualitet Lajme Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, hoxha i njohur i trevave tona (FOTO)

Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, hoxha i njohur i trevave tona (FOTO)

“INNA LIL-LAHI WE INNA ILEJHI RAXHIUN”
“TË ALL-LLAHUT JEMI DHE VETËM TEK AI DO TË KTHEHEMI”
Sot më datë 15 dhjetor 2018 ndërroi jetë Mësuesi im i KUR’ANIT.
HAFIZ BEXHET EF IDRIZI u lind më 13 qershor të vitit 1927 në fshatin BUKOVIÇ të SHKUPIT.Mësimet fillore fetare i mori në Mektebin e Fshatit te Hoxhë Mexhit Efendiut,kurse Hifzin e KUR’ANIT e kreu në Tetovë në vitin 1941, te HAFIZ SULEJMAN Efendiu i cili ishte imam në Xhaminë e Çarshisë në Tetovë.Menjëherë pas HIFZIT,mësimet fetare i vazhdoi në njërën nga medresetë e Tetovës, të cilën e udhëhiqte Hoxhë Abdurrahman Efendiu, i cili ishte nxënës i myderrizit të shquar, Xhemil Efendiut.Aty mësimet i ndoqi përafërsisht dy vjet e pastaj u transferua në Medresenë Medah në Shkup.Në këtë medrese mësoi deri në vitin 1944.Një kohë të gjatë, edhe pse ishte i punësuar si imam, ai kishte vazhduar mësimet tek Mullah Garipi në Tetovë.

Ai ushtroi detyrën si imam në Fshatin Kopaçindoll të Tetovës përafësisht 42 vite si imam me Hatme të KUR’ANIT (1950-1993) kur dhe u pensionua.
Ishte i palodhshëm në zhvillimin e mësimbesimit në Mektebin e Xhamisë Kopaçindoll, ku i mësoi fëmijët gjatë tërë periudhës sa ishte imam atje.Ajo që le të kuptohet se ishte dashamirës i diturisë dhe i palodhur në këtë f fushë, është ajo se ky HAFIZ edhe pse u pensionua dhe i shtyrë në moshë, ende vazhdoi t`i mësonte fëmijët në fshatin e lindjes së tij në Bukoviç.

HAFIZ BEXHET EF IDRIZI njihet edhe si një ndër mësuesit më të suksesshëm në trojet tona në aspektin e LEXIMIT TË KUR’ANIT dhe NXËNIES PËRMENDËSH të KUR’ANIT FISNIK (HIFZIT).Ai ka nxjerrë me dhjetëra HAFIZLERË të KUR’ANIT dhe qindra nxënës në aspektin e LEXIMIT TË KUR’ANIT.E Falënderoj ZOTIN E GJITHËSISË që ma mundësoi që mësimet e para si dhe LEXIMIN E KUR’ANIT e kam ndjekur tek ky Mësues.
Kjo ishte një BIOGRAFI E shkurtër e jetës së tij ALL-LLAHU XH.SH e Mëshiroftë dhe me XHENNETIN FIRDEUS E SHPËRBLEFT HOXHËN (MUALIMIN,MËSUESIN TIM)
VARRIMI DO TË BËHET PAS NAMAZIT TË IQINDISË.
Marre nga: Burim Amdiu

Sot loti pikoj prej fellesis se shpirtit sot zemrat u thyen sot vendi jon po duket ne heshtje te fell sot çdo shpirt eshte i merzitur sot çdo bylbyl ndaloi së ciceruari sot ndroi jet MUHAFIDHI I MADH I IMI DHE I JUAJI HAFIDH BEXHET IDRIZ. INA LILAHI WE INA ILEJHI RAXHIUN

Sot me dat 15/12/2018 ka ndru jet Hoxha i im i dashur Hafëz Bexheti qe per ter jeten e tij ja kushtoj mësimin e Kuranit te tjerve , ky hoxhe ështe shembull nuk pat lakmi as fames as pasuris as posteve te ksaj dunjaje por veprat qe i ka bër per hir te Allahut Allahu e shperbleft me xhennet inshaa Allah, shkruan

@tn.lajmelokale
@tetovanews