Ballina Sport Gjithçka që duhet të dini rreth meçit mes Andersonit dhe Ilir Latifit

Gjithçka që duhet të dini rreth meçit mes Andersonit dhe Ilir Latifit

Ilir Lafiti do të përballet me Corey Anderson nesër në mëngjes sipas kohës lokale në Kosovë, në një meç që mund t’i hapë rrugë atij për të luftuar për ndonjë titull në garën e artëve të përziera marciale, UFC.

35 vjeçari në UFC prezantohet si sportist nga Suedia, por ai nuk harron asnjëherë vendlindjen e tij, Kosovën.

Këtë herë ylli nga Vushtrria ka një sfidë të madhe para vetes, ai do të ndeshjet me Corey Anderson, në një duel ku pritet të jetë mjaft i zjarrtë pasi të dy janë mundës të nivelit të lartë dhe kanë aftësi të madhe qëndrueshmërie, por edhe sulmuese.

Vlen të theksohet se Latifi stërvitet me shokun e tij të ngushtë, Alexander Gustafsson, i cili do të përballet me Jon Jones për titullin e lehtë të peshave të rënda pak orë pas duelit të Ilirit.

Orari:

Me kohën tonë dueli do të zhvillohet të dielën me 30 dhjetor 2018 dhe pritet të fillojë rreth orës 04:30.

Rëndësia e duelit

Mjaft e madhe, Latifi aktualisht në kategorinë e lehtë të peshave të rënda renditet i pesti, ndërsa kundërshtari i tij i dhjeti. Fitorja do t’i jepte mundësi fituesit për një duel ku në lojë do të ishte titulli i divizionit.

Duelet e fundit dhe statistikat

Anderson (11 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim) ka befasuar të gjithë me rritjen e tij, së fundi ka fituar ndaj Glover Teixeiras, ndërsa në anën tjetër Latifi (14 fitore, pesë humbje dhe asnjë barazim) ka pesë fitore në gjashtë duelet e fundit, triumfi i tij i fundit ishte ndaj ish-kampionit, Ovince Saint-Preux.

Favoriti

Dueli do të ketë tre raunde nga pesë minuta, Latifi është favorit i padiskutueshëm nga gjithë ekspertët e UFC-së dhe kompanitë e basteve.