Ballina Aktualitet Lajme Gjorçev: Eksod i paparë, nga Maqedonia po shpërngulen familje të tëra (Video)

Gjorçev: Eksod i paparë, nga Maqedonia po shpërngulen familje të tëra (Video)

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Zaevit në Maqedoni po ndodh eksodi madh i shpërnguljeve të të rinjve.

Nga atje thonë se ditëve të fundit, javëve dhe muajve jemi dëshmitarë të një eksodi të paparë, e padëgjuar deri më tani të shpërnguljes nga Republika e Maqedonisë. Po shpërngulen nxënësit, po shpërngulen të rinjtë, po ikin e tërë familja.

“Do ua lexoj disa të dhëna të cilat janë shqetësuese. Konkretisht, Ambasada e Federatës së Republikës së Gjermanisë thotë dhe tregon se ka dhënë 75 viza në ditë, vëni re se kjo është rreth 1.500 të shpërngulur nga Republika e Maqedonisë vetëm për një vit. Për një vit po flasim për rreth 20 mijë njerëz, ndoshta edhe më shumë. Askush nuk e din numrin e vërtet”, tha Vllatko Gjorçev nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Ai shtoi se ambasada e Zvicrës jep të dhëna për numrin e 500 deri 700 vizave të dhënë në muaj. Në vend të jetës, Qeveria e Zoran Zaevit po sjell shpërnguljen, sjell eksodin e paparë nga Maqedonia, ku veçanërisht shpërngulen të rinjtë./Telegrafi/

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale
VIDEO BONUS: https://youtu.be/1Ix2jomJV7o https://youtu.be/4iflVnWgCew https://youtu.be/-gxkyzgY3Zg https://youtu.be/AocKtXY2070 https://youtu.be/2VEl9vne9E4 https://youtu.be/YZaqDSxb9wg https://youtu.be/3xzYyqfd5Uk https://youtu.be/TbSwvnhfzgQ https://youtu.be/i4tLv_yJPRg https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-Jvcapg3hZCeZ6gtFHIeMe6K&feature=shared https://youtu.be/pUcC7rP4k-Y?list=PLwDxg3Iu5-JvUM00B1M3ClfCLvSM2HWTn https://youtu.be/Zw59hoi8bFU https://youtu.be/nhRIKHarXFg https://youtu.be/PrV4eGZpZNw https://www.youtube.com/shorts/lAaO7ernaU0?feature=share https://youtu.be/PlyB6OeGaWw https://youtu.be/Y-5DuOELdz0 https://youtu.be/wWOrsQ55V2U