Një qytetar ka dërguar pamje nga momenti i vjedhjes nga disa hajna në një zyrë.Qytetari pretendon se bëhet fjalë për të dyshuarit që Policia e Kosovës njoftoi se i ka arrestuar sot në mëngjes.
Në pamjet e kapura nga kamerat, shihen dy persona duke hyrë nga dritaret dhe duke vjedhur kompjuterët e zyrës.
Sipas qytetarit, vjedhja në zyrën e tij ka ndodhur para rreth tre javësh.
Ai pretendon se të gjësendet e gjetura nga Policia te të arrestuarit, dorezat, kapelat, mbathjet, etj. janë të njëjta me ato të personave që kanë kryer grabitjen në zyrën e tij.
Në një konferencë për media, Policia e Kosovës njoftoi sot për arrestimin e dy të dyshuarve për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë në një pompë derivatesh.
Operacioni i arrestimit është kryer sot në mëngjes në fshatin Sankoc të Drenasit.
Ata janë arrestuar nga njësitë e Policisë në Drenas.
- Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror
- SNOBIZMI
- OnlyFans, si arriti “industria” erᴏtike t’u shpërndajë modeleve 5 miliardë $ në vit
- Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe e stacione autobusësh
- Ç’po ndodh/ Çfarë është kjo bombë të nxehti që ka goditur Europën
@tetovanews
@tn.lajmelokale