Ballina Kosovë Një tjetër kosovar ka humbur jetën së fundi në Siri

Një tjetër kosovar ka humbur jetën së fundi në Siri

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kosovari i vrarë është një i ri nga Vushtrria. Viktima është Hysen Kaçanolli.

Familja e vushtrriasit, në Kosovë, gjatë kësaj jave janë njoftuar për vdekjen e tij.

Pamje e sotme nga Halepi

Express ka publikuar një fotografi të Kaçanollit, derisa ishte i gjallë dhe ndodhej në Siri.

Në foto ai shihet i veshur me rroba të ushtrisë, derisa shumë pranë ka një armë automatike.

Ndryshe, deri më tani, numri i shtetasve të Kosovës të vrarë në Siri e Irak, raportohet të jetë rreth 80, nga afër 200 prej të cilëve raportohet se ndodhen ende në zonat e konflikteve në Azi.

Halepi

Ndërkohë, po sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj Murat Dernjanit. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e ISIS’it.

Shtetasi gjerman ishte arrestuar gjatë këtij viti në Turqi. Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, kryeterorristit shqiptar të vrarë në Siri.

Kosova është e ranguar në mesin e shteteve me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar organizatave terroriste “ISIS” e “Al-Nussra” në Siri e Irak, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.