Ballina Diaspora Ishte në makinë me një rumune, humb jetën shqiptari në Itali

Ishte në makinë me një rumune, humb jetën shqiptari në Itali

Një 26 vjeçar shqiptar banues në Nichelino, gjeti vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Itali. Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.

Djali ishte në bordin e një mjeti Citroen C3 së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune.

Pak përpara kryqëzimit për në Bairo u përplas me një “Fiat Idea” që po vinte në drejtimin e kundërt. Djali vdiq në cast, shkruan ora, përcjell albinfo.ch

Vajza rumune u dërgua me urgjencë në spitalin Giovanni Bosco, ku ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Ai u transportua për në spital pas plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.