Ata janë qenie që lëndojnë, që sulmojnë nëpërmjet një shantazhimi emocional makiavelian, bazuar në frikë, agresion dhe faj. Ato duken si njerëz altruistë, por në realitet kanë interesa të fshehura dhe frustrime të thella.
Shpesh dëgjojmë se “ata që lëndojnë, e bëjnë këtë sepse në një moment në jetën e tyre janë lënduar”. Kushdo që lëndohet lëndon. Sidoqoftë, megjithëse pas këtyre ideve ekziston një bazë e vërtetë, ka një aspekt tjetër që gjithmonë kemi vështirësi ta pranojmë: ekziston ligësia.
Njerëzit mizorë nganjëherë kanë disa përbërës biologjikë që i shtyjnë drejt sjelljeve të caktuara agresive. Nuk ka gjen të keq, por ka disa aspekte biologjike dhe kulturore që mund ta favorizojnë.
Pjesa më e ndërlikuar e kësaj teme është se shumë shpesh ne tentojmë të shikojmë etiketat dhe defektet, në sjellje që thjesht nuk futen në manualet psiko-diagnostikuese.
Veprime të dëmshme mund të ndodhin pa patur domosdoshmërisht një sëmundje psikologjike themelore. Të gjithë ne, në një moment në jetën tonë, kemi takuar një person me këtë lloj profili.
Qeniet që na bëjnë lajka dhe vëmendje. Njerëz të mirë, me sukses social, por që privatisht kanë një hije të errët dhe të zgjeruar. Në thellësitë e zemrave të tyre ata frymëzojnë mizorinë, mungesën e ndjeshmërisë dhe madje edhe agresionin.