Tetovari ka mbetur pa 40 mijë euro, me të cilat kishte ndërmend të pajiset me makineri pune në Itali, sepse u mashtrua nga një kroat, gjoja pronar kompanie
SPB – Tetovë dyshon se personi me inicialet M.K., vjeç 38, banor i Kroacisë, ka kryer vepër penale, mashtrim.
Sipas policisë, A.G. vjeç 34. nga Strimnica e Tetovës, menaxher i firmës nga Strimnica, muajin e kaluar ka denoncuar një mashtrim që i ka ndodhur atij. Biznesmeni sqaroi se paaraprakisht ka realizuar kontakt telefonik me një person të panjohur, i cili u prezantua si pronar firme në Milano të Italisë.
Tetovari ishte i interesuar për blerje të mjeteve për punë, prandaj më 26 nëntor dërgoi përfaqësuesin e tij në Itali, të cilit iu prezantuan mjetet e punës. Përfaqësuesi la 8000 euro si paradhënie personit që i dorëzoi një fotokopje të letërnjoftimit të kroatit.
Të dy ranë dakord për shitblerjen, kështu që A.G. i pagoi firmës edhe 32000 eurot e tjera, por pastaj M.K ndërpreu të gjitha kontaktet me tetovarin, kurse mjetet e paguara të punës nuk u dërguan në destinacion./TetovaNews