Një 11-vjeçare që ishte diagnostikuar me tumor në kokë, në një pozicion aq të vështirë të trurit sa nuk hiqej dot me operim, tani i ka lënë mjekët me gojë hapur. Vajza nga Teksasi i SHBA-ve ishte ankuar për dhimbje koke dhe pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive.
Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë u konfirmonin lajmin e keq. Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje e aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.
Vajza iu nënshtrua rrezatimeve dhe kimioterapisë, dhe kur bëri një tjetër skaner u pa që tumori ishte zhdukur. Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur në atë formë.
Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit. Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri, por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë.