Ulen gjobat për qytetarët dhe kompanitë. Në procedurë qeveritare tashmë janë duke hyrë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtje. Vendimi ligjor parasheh ulje të gjobave sipas peshës së shkeljes dhe madhësisë së kompanisë, të ardhurat e realizuara dhe numrit të punonjësve.
Gjithashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë ulje të gjobave për personat fizik për 75% gjegjësisht gjoba minimale do të jetë 15 euro ndërsa ajo maksimale 250 euro. Me ndryshimet ligjore kufizohen kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha. Tek kompanitë e vogla gjobat do të ulen prej 50 deri 2000 euro ndërsa për kompanitë e mesme dhe të mëdha, gjobat ulen për dy herë e gjysmë apo 250 dënimi minimal deri në 10 mijë euro ai maksimal.
https://youtu.be/sBhFI1B565s
Mendoj se bëhet fjalë për ligj që në praktikë do të thotë zgjidhje të problemeve të qytetarëve për shkak të gjobave enorme me të cilat ballafaqoheshin, por edhe të ndërmarrjeve të cilat shpesh dënoheshin pa nevojë me gjoba të larta, si dhe shpesh kishte mbyllje të kompanive të caktuara për shkak të lartësisë së gjobave”. – theksoi Renata Deskoska- ministre e drejtësisë.
https://youtu.be/pzo_yxhtqbk