Në Kuvend është hedhur poshtë propozimi i partisë opozitare VMRO që të hiqet nga rendi i ditës çështja e ndryshimeve kushtetuese. Opozita arsyetohet se ndër të tjera kjo do të ishte e nevojshme për shkak të votës kundër në referendum, siç vlerëson opozita.
Kundër propozimit të opozitës votuan 61 deputetë të pranishëm. Ndërkohë, në afërsi të ndërtesës së Kuvendit vërehet prani e shtuar e forcave policore për shkak të protestës së paralajmëruar të kundërshtarëve të ndryshimeve kushtetuese. /SHENJA/