“Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, deklaroi kryeministri Edi Rama sot në foltoren e parlamentit.
Paraardhësi i tij, Sali Berisha theksoi se ky është një përshkrim tërësisht i gabuar i kryeministrit Rama, që akoma nuk po merr përgjegjësitë që i takojnë për situatën.
“Ndjej mjerim për njeriun që beson gënjeshtrat e tij. Ai e di mirë se çfarë kërkon protesta, por i tmerruar, po lebetitet se e di çfarë fshihet pas atyre protestave. Përroi i tij psiqik vërshon mbi të dhe nuk e lejon të ketë një arsyetim të drejtë. Ai nuk ua plotëson 8 kërkesat, sepse dyshon që këta kërkojnë kokën e tij. Në fakt këta janë treguar të jashtëzakonshëm në ultimatumin e tyre: Plotëso kërkesat dhe mos e zgjat!”, deklaroi Berisha.