Ballina Aktualitet Kultura Përkthyesja Diana Kastrati: Kam lindur me italishten (VIDEO)

Përkthyesja Diana Kastrati: Kam lindur me italishten (VIDEO)

Përkthyesja Diana Kastrati është nderuar me titullin honorifik “Cavalieri Della Stella Italiana” nga ambasada e Italisë në Shqipëri. Një ditë pas marrjes së këtij titulli ajo ishte e ftuar në studion e Provokacijas në ABC News. Ky është titulli i dytë më i rëndësishëm në shtetin italian që ju jepet si të huajve që japin kontribut në fuqizimin e raporteve mes dy shteteve po aq dhe italianëve që japin këtë kontribut.

Shefja e departamentit të Gjuhës italiane ka folur për përkthimet e para të Umberto Ekos, si “6 shëtitje në pyjet tregimtare”, të cilat janë leksione të shkruara në anglisht fillimisht, jashtë Italisë dhe pastaj janë përkthyer në shqip. Është një zhanër mes Eseistikës dhe studimit. Sipas Kastratit Eko ka revolucionalizuar teorinë e letërsisë. “Në stilin e tij kalon nga një stil studimor, e thyen me cinizëm”.

E pyetur nëse i qëndron besnike tekstit, ajo thotë se kjo varet nga zhanri.

“Në rast përkthimi studimor nuk ka futje nga vetja, ajo duhet të jetë tërësisht akademike, në rast përkthimi artistik aty ke dorë të lësh vulën tënde. Edhe këtu duhet ruajtur ekuilibri besnikërisë së stilit dhe frymës”.

Sa i takon marrëdhënies me italishten Kastratit i duket sikur ka lindur me të, por i është mirënjohëse familjes vendit ku u lind dhe u rrit.

“Më duket se kam lind me të, nuk ka pas një datë fikse dhe unë kam pas fjalë kyçe mirënjohjen dhe mirënjohja ime zë fill në atë lloj universi ku unë jam lind e rrit. Ishte im atë sepse biblioteka e tij ishte gjysma në italisht dhe familja ime, por edhe Shkodra që e ka në vena italianitetin e ka të futur në ADN kulturore, dhe ajo ka lënë gjurmë, Shkodra e ka përthith. I detyrohem ka qenë ajo që unë di të bëj më mirë”.

Për italianët përkthyesja mendon se ka inteklektualë të mirë, letërsi të sofistikuar, poezi nga më të mirat dhe artistë gjigandë, por nuk ka shteformues të aftë.

“Kur inteklektualët i ka të mirë i ka të mirë me garanci, letërsia e saj është e sofistikuar, poezia është nga më të mirat. Kur nxjerr artistë, i nxjerr gjigandë. Aspekti i dellit artistik është pjesa më e mirë. Në nivel shteti nuk janë të aftë të formojnë shtet, te kompaktësisë nacionale. Problemet në mentalitet i kanë si ne, ne karakter mund të kenë ca probleme të vogla si jo fort mbajtje fjale, apo korrektësi. Po ëstë diçka e këndshme të kesh të bësh me ta”. /abcnews.al