Ballina Shëndeti Trumza, një ilaç i vërtetë natyral. Ja sëmundjet që kuron dhe si...

Trumza, një ilaç i vërtetë natyral. Ja sëmundjet që kuron dhe si përdoret (VIDEO)

Shoqëria moderne në të cilën jetojmë na ka shpënë të bëjmë një stil jetese pak të shëndetshëm, të hamë ushqime të përpunuara, të jetojmë në një ambient të ndotur dhe të luftojmë stresin dhe punën e tepërt.

Kjo mënyrë jetese është përgjegjëse edhe për një sërë kushtesh që më parë haseshin më rrallë.
Trumza është një bimë e fuqishme terapeutike që mund të përmirësojë shëndetin tonë si dhe të na ofrojë një sërë benefitesh pasi përmban shumë minerale si kalciumi, hekuri dhe kaliumi, si dhe falë vetive të saj antioksiduese.
Substanca të trumzës përdoren shpesh edhe në përbërjen e ilaçeve farmaceutike.

Trumza rregullon presionin e gjakut, largon kollën dhe shëron bronkitet, stimulon prodhimin e rruazave të kuqe, largon lodhjen kronike, kuron azmën, dhimbjet e fytit, tiroidet, artritin reumatoid.
Mund ta përdorni gjithashtu nëse keni marramendje, apo dhimbje muskulore (fibromyalgia).
Konsumi i rregullt i kësaj bime terapeutike mund të përmirësojë shëndetin në përgjithësi dhe rezultatet vërehen vetëm pas pak ditësh. Trumza mund të shtohet gjithashtu në gatime.

Përgatisni një çaj trumze me këta përbërës:
250 ml ujë
1 lugë mjaltë
Një grusht trumzë (të freskët apo të thatë)

Përgatitja:
Vendosni ujin të valojë. Më e hiqni nga furnela dhe i shtoni trumzë duke e lënë për 6-7 minuta. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe e pini një herë në ditë.
Përgatiti: Anila Dedaj

@tn.lajmelokale
@tetovanews