Dhjetëra banorë të fshatit Përshefcë të komunës së Tearcës, kanë dalë në mesditë në rrugët e fshatit për të shprehur, siç thanë ata, revoltën e tyre kundër bastoreve sportive që hapen afër shkollave dhe objekteve fetare.
https://youtu.be/obJOwWYsZ6I
Banorët kërkuan nga pronarët e këtyre bastoreve që të largojnë sa më shpejtë lojërat e fatit nga afërsia e shkollave dhe xhamive, ose në të kundërtën protesta e tyre do vazhdojë çdo ditë./Alsat-M