Ballina Kronika Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Gostivar: Shufrat metalike bien nga kamioni, i marrin jetën 48-vjeçarit

Sot rreth orës 13.00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është denoncuar se në rrugën e “Ilindenit”, në afërsi të “Zhito Sharr”, para pompës së benzinës në Gostivar, nga kamioni ,,Mercedes,, me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 58-vjeçari B.C. nga Gostivari, kanë rrënë shufra metalike sipër makinës “Opel Frontera”,me targa të Gostivarit, drejtuar nga 48-vjeçari Xh.D., i cili ka pësuar dëmtime në kokë.

I plagosuri Xh. D. me anë të autoambulancës, është dërguar në Spitalin “Ferid Murat” në Gostivar, ku i është dhënë ndihma mjekësore, po nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Nga policia thonë se janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe se janë ndëmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, ku me urdhër të prokurorit publikë trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Aksident trafiku në Tetovë, plagosen dy persona

Dje mbrëma (2 dhjetor), rreth orës 22 e 20 minuta, në kryqëzimin e rrugëve “Blagoja Toska” dhe “APJ” (“JNA”) në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën janë përfshirë 3 makina me targa të Tetovës: një ,,Alfa Romeo,, të cilën pa patentë shoferi, e ka drejtuar 47-vjeçari N.I. nga Tetova, një “Kia Pikanto”, e drejtuar nga 50 vjeçari M.I. nga Reçica e Vogël, si dhe makina e parkuar e tipit “Golf” pronë e 44-vjeçarit B.P. nga Tetova, njofton SPB-Tetovë.

Shoferi i makinës “Kia” dhe bashkëudhëtari në veturën “Alfa Romeo”, B.A. 24 vjeç, janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Janë kryer hetiment në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit. rrethanat si dhe detajet tjera në veçanti.

https://youtu.be/ZUil2fZsw7c