Opozitarët që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese kanë njoftuar se është vendosur gardh mbrojtës në sheshin para Kuvendit. I ashtuquajturi Shtabi i Krizave deklaroi se në këtë mënyrë autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme duan ta uzurpojnë zonën ku pritet që sot të mbahet protestë.
“Këtë mëngjes, ministri Spasovski urdhëroi për herë të parë në historinë e protestave përpara Kuvendit të vendos gardhi mbrojtës në mënyrë që të uzurpojnë zonën e cila është parashikuar për popullin”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës. Në Kuvend sot mbahet seancë plenare për ndryshimet kushtetuese. /SHENJA/
https://www.youtube.com/watch?v=w0LgLCBOoZw&feature=youtu.be