Firma familjare e deputetit të përjashtuar të VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski ka përfituar një tender prej 700 mijë eurove për të kryer shërbime për një ndërmarrje shtetërore.
Sipas TV24, firma me emrin “Atrium” ka fituar tenderin nga Ndërmarrja Shtetërore Banesore, për lyerjen e mureve, ndërrimin e parketit, ngjurosje dhe shërbime tjera për banesat shtetërore. Ajo siç thuhet në raport, ka fituar tenderin, edhe pse oferta e tyre ka qenë më e shtrenjtë.
Të njejtin tenderë kjo kompani e ka fituar edhe vite më parë kur VMRO ishte në pushtet dhe se për këtë hetime po kryhen nga ana e policisë financiare. Nga Shoqëria aksionare për menaxhim me hapësirat banesore dhe afariste thonë se gjithçka ka qenë sipas ligjit dhe se sipas tyre oferta ka qenë më e lirë. Por nga ana tjetër, Qeveria a ka gisht në këtë skandal, ku i ndahet tenderë një kompania që është nën hetime të Policisë financiare.(INA)