Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se sfida ndaj Kosovës do të jetë shumë e mirë për “Tre luanët”, pas hedhjes së shortit për kualifikime në Kampionatin Evropian, EURO 2020, të dielën në Dublin.
Southgate e ka quajtur histori mahnitëse rrugëtimin e Kosovës në dy vitet e fundit, që prej pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016.
I pyetur nëse Kosova është kundërshtarë e vështirë, Southgate tha:
“Po, në radhë të parë historia e saj është e mahnitshme dhe atyre do t’iu pëlqejë të përfshihen në një garë si kjo për herë të parë dhe siç thashë ngazëllimi që të sjellin ndeshjet si këto në udhëtim si këto të bëjnë të përballesh me atmosferë intensive dhe kundërshtarë të vështirë.
Mendoj se ata janë sfidë e mirë për ne”, u shpreh Southgate.
Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Grupit A për kualifikime në Kampionatin Evropian EUROA 2020 me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.