Ballina Aktualitet Lajme Vokshi: Vetë pyet vetë përgjigjet, Ramës i ka ngelur sharra në gozhdë

Vokshi: Vetë pyet vetë përgjigjet, Ramës i ka ngelur sharra në gozhdë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit të Kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve.

Deputetja e PD-së ironizon mesazhin e Ramës, duke shkruar se vëtë bën pyetje dhe vetë përgjigjet, ofrohet dhe refuzohet po vetë.

Vokshi shkruan më tej se Ramës i ka ngelur sharra në gozhdë me studentët për të marrë të drejtat e tyre.

Postimi i plotë:

Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e uluret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet….

Po tërbohet se s’po ja var askush asaj cka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.

I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.

NUK DUAN LËMOSHËN QË DO T’U HEDHË KRYEMINISTRI POR DINJITOZË KËRKOJNË VETËM ATË QË ME LIGJ JU TAKON: TË DREJTËN PËR ARSIM CILËSOR E TË PËRBALLUESHËM.