Ballina Aktualitet Opinione Ngjela: Studentët do krijojnë profilin real të Shqipërisë

Ngjela: Studentët do krijojnë profilin real të Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale, referuar protestës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, por edhe të rinjve të ‘90, ka shkruar se studentët po ripërtërinjë Shqipërinë.

Sipas tij protestat e studentëve janë një thirrje e fuqishme kundër varfërisë së imponuar dhe kërkesë e vendosur për reformimin e universitetit publik shqiptar.

“Studentët e Tiranës po ripërtërijnë Shqipërinë.

Ishte koha kur atdheu po jepte shpirt. Por koha solli më në fund një heroikë moderne dhe qytetëruese me anë të rinisë së vet studentore.

Është thirrje e fuqishme kundër varfërisë së imponuar shqiptare dhe kërkesë e vendosur për reformimin e universitetit publik shqiptar.

Studenti shqiptar sakrifikon varfërinë ekstreme të familjes së tij, për të marrë antidije – thjesht asgjë që t’i garantojë të ardhmen”,- shkruan avokati.

Më tej Ngjela ka thënë se kryeministrit të vendit, Edi Rama nuk i intereson kjo gjendje e rinisë shqiptare dhe kjo e fundit do t’i kthejeë reston.

“E di kryeministri shqiptar këtë?

As që i intereson, ai e ka ditur veten absolut. Tani, nga rinia shqiptare pritet t’i shqyhen brekushet me të cilat është tallur me varfërinë e shqiptarëve.

Ky është caku ku duhet të ndryshojë koha: nga shëmtimi antishqiptar në një Shqipëri moderne pa korrupsion, me mirëqënie dhe drejtësi”.

Avokati ka vazhduar duke thënë se në vendin tonë nuk ka as opozitë dhe as kryeministër, ndërsa ka shtuar se studentët do krijojnë këto ditë profilin real të Shqipërisë dhe shqiptarëve, atë të antikorrupsionit.

“Sot…nuk po ka më kryeministër, dhe as opozitë. Opozitës, studentati shqiptare i tregoi përbuzjen, kurse kryeministrit të trembur Po i tregon forcën.

Kjo është një ripërtëritje historike e Shqipërisë me anë të modernitetit rinor: përbuzje për vjtërsirat e korruptuara, dhe fuqi dhe këmbëngulje kundrejt korrupsionit aktual.

Është çasti historik i rikrijimin të profilit shqiptar. Shqipëria është sot një shoqëri pa profil të përcaktuar sepse ky profil i është dhunuar nga varfëria e imponuar.

Studentët do krijojnë këto ditë profilin real të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Profilin anti korrupsion.

Ripërtëritja moderne e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është shpenzim i madh për të krijuar dijen moderne në Shqipëri.

Shkencën dhe prodhimin e mallrave.

Kulturën dhe drejtësinë.

Kjo protestë po të shkojë deri në fund, do hapë realisht autostradën shqiptare drejt mirëqenies shoqërore dhe progresit nëpërmjet dijes dhe mendimit shkencor modern”,- përfundon avokat Ngjela.

@tn.lajmelokale
@tetovanews