Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zolltan Kovaç gjatë një konference për shtyp në Bruksel tha se të gjitha procedurat lidhur me azilin e ish-kryeministrit Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret ndërkombëtare.
I pyetur nëse qeveria hungareze ishte përfshirë në arratisjen e Gruevskit në Hungari, Kovaç u përgjigj shkurt duke thënë se “Hungari sado që është përfshirë, ka ndjekur të gjitha rregullat ndërkombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare”.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi hungarez u pyet nëse kjo do të thotë se nuk ka besim në sistemin gjyqësor në Maqedoni.
Theksoj, e keni parë këtë edhe në një Tweet timin, se agjencitë e Komisionit Evropian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare që raportojnë për Maqedoninë kanë dhënë disa arsye se pse kjo çështje trajtohet kështu. Por edhe një herë kjo nuk ishte një procedurë qeveritare, por një agjenci e pavarur, agjencia gjithmonë ndjek protokollin e njëjtë për çdo rast individual dhe ne gjithmonë sigurojmë bazë dhe kornizë për një proces të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”- tha Zolltan Kovaç.