Ballina Bota Analiza Zemërimi i Evropës ndaj politikanëve të paaftë

Zemërimi i Evropës ndaj politikanëve të paaftë

Nga Mohammad Ghaderi

Zemërata dhe pakënaqësia e qytetarëve evropianë ndaj politikanëve evropianë, po rritet nga dita në ditë. Ndërsa kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga kriza ekonomike në Evropë, ne jemi ende dëshmitarë të masave fiskale shtrënguese në union.

Raundi i fundit i demonstratave në Francë, nuk është më i kufizuar në këtë vend. Tani po përjetojmë demonstrata në vende të tilla si Belgjika dhe Holanda. Shumë qytetarë evropianë, i kaluan vitet 2007- 2012, me shpresën se politikat e masave shtrënguese, do të ndikonin në përmirësimin e ekonomisë së shkatërruar të Evropës së bashkuar dhe eurozonës.

Kjo është arsyeja, se përse ata u përpoqën të bashkëpunonin me qeveritë e tyre (të cilat ishin kryesisht administrata të qendrës së djathtë, dhe ato socialdemokrate). Megjithatë, pas vitit 2012, ne pamë që qytetarëve evropianë iu sos durimi ndaj politikanëve si Angela Merkel.

Një pjesë e kësaj pakënaqësie, u shfaq në raste të tilla si zgjedhjet për në Parlamentin Evropian në vitin 2014, ku më shumë se 100 përfaqësues të ekstremistë të djathtë arritën të hyjë në PE.

Tani, në vitin 2018, po dëshmojmë vazhdimin e krizës ekonomike në Evropë në sferën e sigurisë, atë sociale dhe politike. Nuk është pa arsye, që numri i mbështetësve ndaj grupimeve nacionaliste, është rritur në fushat e lartpërmendura.

Kriza e sigurisë, ndihet fuqishëm në Evropën e sotme. Politikat e përbashkëta që u miratuan nga autoritetet evropiane, nuk mundën të përmirësonin krizën e sigurisë brenda kufijve të Shengenit dhe kufijve të tjerë evropianë. Gjatë viteve 2015- 2016 (dhe disi në vitin 2017), kriza e emigracionit dhe e sigurisë në Europë, bëri që kriza të tjera si ajo ekonomike të lihen pas dore. Por tani kjo krizë, ka hedhur hijen e saj në mbarë Evropën. Në rrethana të tilla, shqetësimi kryesor i qytetarëve evropianë, është se cili ishte ndikimi i politikave shtrënguese të miratuara për 10 vjet me rradhë brenda kufijve të BE-së?

Ata mund ta shohin qartazi, se miratimi i këtyre politikave nuk ka pasur ndikime në përmirësimin e kushteve të tyre ekonomike. Kriza ekzistuese ekonomike, vazhdon të ndihet në jetesën e përditshme të qytetarëve evropianë. Rritja e shenjave të krizës financiare në Evropë, dhe rritja e papunësisë në vendet që vazhdojnë të ndikohen nga kriza financiare, kanë krijuar shumë kriza sociale në Evropë.

Protestat që po zhvillohen sot në Francë, dhe në vende të tjera evropiane, nuk janë thjesht një kundërshtim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve, apo rritjes së taksave për grupet sociale me të ardhura të ulëta. Ajo është një protestë kundër strukturës së paqëndrueshme ekonomike të Bashkimit Europian dhe e eurozonës.

Presidenti i ri francez, Emanuel Makron, premtoi në cilësinë e një ekonomisti, premtoi të ripërcaktojë strukturën ekzistuese ekonomike në eurozonë, në lidhje me krizën aktuale ekonomike. Megjithatë, vetë Makron është shndërruar tashmë në një simbol të krizës në Evropë!

Kriza ekonomike në vendet evropiane, nuk po kufizon politikat shtrënguese! Kriza e borxhit të jashtëm në vendet evropiane, duhet t’i shtohet gjithashtu krizave ekonomike dhe të borxhit në Perëndim. Kriza është zgjeruar shumë në vende si Italia, duke shkaktuar shumë probleme edhe për shtetet e tjera anëtare të Eurozonës.

Kohezioni ekonomik i vendeve anëtare të Eurozonës, e ka ushqyer këtë prirje. Sidoqoftë, duket se durimit të qytetarëve evropianë i ka ardhur fundi. Siç është përmendur shpesh, sipas parashikimeve, këto kriza duhet të zgjidheshin para vitit 2012, dhe simbolet e rritjes ekonomike duhej të zëvendësoheshin nga simbolet e masave shtrënguese.

Por për momentin, ka pak tregues për rritje ekonomike në vendet evropiane, dhe politikat shtrënguese mbeten të forta. Së fundmi, duhet të arrihet në përfundimin se vendet evropiane, sidomos vendet anëtare të BE-së, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të “vetë-shkatërrojnë” sistemet e tyre ekonomike, dhe t’i zëvendësojnë ato me modele të reja.

Nëse zyrtarët evropianë, vazhdojnë të këmbëngulin në metodat ekzistuese dhe modelet ekonomike, ata do të jenë të dënuara të dështojnë në të ardhmen e afërt. Në këtë rast, grupet nacionaliste dhe ekstremistët e ekstremit të djathtë, do të dominojnë ekuacionet politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë të Evropës. Dhe ky do ishte një makth i tmerrshëm për politikanë si Merkel dhe Makron.

“moderndiplomacy.com” – bota.al