Institutit amerikan Brookings, ka përpiluar një raport në lidhje me ndryshimet në lidershipin udhëheqës të Mbretërisë Saudite, ku me anë të një dekreti mbretëror emra të rinj u vunë në postet me kyçe.
Raporti merr sidomos në shqyrtim emërimin e kreut të Gardës Kombëtare, Abdullah bin Bandar bin Abdul Aziz, i cili cilësohet si një “princ pa përvojë dhe i trajnuar”, pra i padenjë për atë post.
Ky emërim sipas institutit amerika, konfirmon se besnikëria e jo përvoja apo ekspertiza, kanë qenë një përcaktues kryesor i progresit në Mbretëri, të cilën de fakto po e udhëheq Princi Bin Salman.
Brookings në raport shton se Abdullah bin Bandar është një “kopje” e Princit të Kurorës duke theksuar se ndryshimet që kanë ndodhur në Gardën Kombëtare paralajmërojnë një vit të paqëndrueshëm. Ekziston edhe një pyetje në lidhje me aftësinë e Gardës Kombëtare për të mbrojtur vendin nga armiqtë vendas dhe të huaj – konkludon raporti.
Raporti gjithashtu vë në dukje se ndryshimet e fundit nuk e kanë mbushur boshllëkun në një pozicion të rëndësishëm në kabinet, atë të zv/Princi të Kurorës. Është e qartë se Bin Salman nuk dëshiron që ta plotësojë ëtë pozicion nga një rreth i ngushtë të njerëzve rreth tij – thuhet në raport.
Gjithashtu shprehen dyshime në lidhje me aftësinë e Arabisë Saudite për të tërhequr kapitalin, si garanci për suksesin e projektit ambicioz “Vizionit 2030” dhe për të reduktuar varësinë e saj mbi fondet e shtetit, e cila ka një ndikim negativ në kompanitë vendore.