Arsim Sinani
Partia pushtetare BDI sonte del me dy teza: kandidat shqiptar për president dhe e gatshme për zgjedhje parlamentare. Dilemat janë se kjo është lojë e rradhës pa kushte për doktrinën maqedone që ta ushqej shpirtin me votues shqiptar. Në dukje sulmi mediatik i dyshit Ahmeti-Osmani gjason në thirrjet e bariut që kërkonte ndihmë të rrejshme se ujku i ka sulmuar delet.
Shqiptarët do ta ndëshkojnë si ashtu si kështu BDI-në për veprat e saja 2002-2019. Frika nga sondazhet e fundit që e nxjerrin dukshëm pas Aleancës dhe Besës në raport 3 me 1 e ka tmerruar lidershipin e pashpresë në BDI se humbjen e ka te dera. Ora ka ardhë të ikë nga pushteti BDI e mentaliteti i saj promaqedon dhe natyrshëm të vijë një elitë e arsyeshme politike shqiptare në qeverisje.
Lëvizja Besa e Aleanca shqiptare te elektorati shqiptar e ka shansin e fundit ta çojë në histori BDI-në, këtë e duan shqiptarët, ndryshe gjendja mbetet e njejtë me një parti që e han qenien shqiptare si bariu, si ujku, njëri natën tjetri ditën e kjo është BDI dhe gjendja nuk ndryshon.