Enti i statistikë kohë më parë paralajmëroj se është e nevojshme të bëhet regjistrimi i popullsisë por pa grafë etnike. Qeveria përkrahu këtë paralajmërim që një regjistrim i tillë është i pranueshem, ku të gjithë njerzit do të konsiderohen ‘qytetarë të Maqedonisë’ duke fshirë grafën etnike.”, thekson Lëvizja BESA.
Sipas saj, Propozimin e këtij regjistrimi e kundërshtoj ashpër opozita shqiptare duke e cilësuar si tendecioze për fshirjen dhe zhbërjen e shqiptarëve në Maqedoni.
“Pas bisedimeve të gjata në mes qeverisë dhe Lëvizjes Besa për pranimin e amandamenteve të tyre, një nga kërkesat ka qenë që të vendoset grafa shtesë në letërnjoftimet tek shqiptarët për të parandaluar manipulimin e regjistrimit të popullsisë.Një kërkesë e tillë nga Lëvizja Besa u pranua nga Qeveria që në letërnjoftimet e reja të Maqedonisë së Veriut të shkruhet ‘shqiptar’.
Ky vendim ndalon manipulimin në regjistrimin e popullsisë,theksojnë nga Lëvizja BESA.