Ballina Kultura Jubileu i Ismail Qemalit, Instituti Albanologjik siguron 1 milion dokumente (VIDEO)

Jubileu i Ismail Qemalit, Instituti Albanologjik siguron 1 milion dokumente (VIDEO)

Edhe pse pa mbështetje financiare nga shteti, Instituti i Albanologjisë në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit ka organizuar një seri aktivitetesh. Me këtë rast studiuesit kanë mbledhur një fond prej 1 milion dokumentesh që flasin për rolin e Ismail Qemalit si shtetformues.

Në 100-vjetorin e vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, Instituti i Studimeve Albanologjike ka organizuar një seri aktivitetesh edhe pa financim nga buxheti i shtetit.

Viti jubile i vdekjes së Ismail Qemalit e gjen Institutin pa financim nga shteti dhe me vetëm 17 studiues, të cilët trajtohen me paga modeste.

Drejtori i Institutit, Marenglen Verli, thotë se institucioni që ai drejton ka një axhendë aktivitetesh që do të zhvillohet në 24-26 janar dhe disa botime dokumentarë që janë fryt i punës së studiuesve.

Marenglen Verli: Në mënyrë të posaçme i është kushtuar vëmendje ndër të tjera edhe Ismail Qemalit i cili ka 100 vjetorin e ndarjes nga jeta, në vitin 1919. Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike ka kordinuar punët edhe me bashkinë e Vlorës për të bërë këto ditë, me 24 ose 26 janar, një konferencë në Vlorë. Sikundër Skëndërbeu, edhe Ismail Qemali si një figurë brilante ka marrë vëmendjen e posaçme të studiuesve. Por edhe në të gjitha periudhat pas 1912 në një mënyrë apo një tjetër ai ka qenë në vëmendje të pushtetit.

Tetova News në YouTube:

Ndonëse me financim të kufizuar, studiuesit kanë arritur të sigurojnë 1 milion dokumente të rëndësishme historike ku spikat figura e Ismail Qemalit si burrë shteti dhe aftësia e tij shtetformuese dëshmuar nga historianë e diplomatë të huaj.