Gazetari maqedonas, Zoran Bozhinovski, i njohur për opinionin si gazetar që zbulon skandale të funksionerëve shtetëror, ka paralajmëruar sot se do të nxjerrë informacione rreth Universitetit privat të Ramiz Merkos.
“Nesër në ora 21, këtu. Si Ramiz Merko e ” shkatërroi” Turqinë me diploma për kurdët dhe roli i Ministrisë së Punëve të Brendshme” – paralajmëron Bozhinovski në profilin e tij privat në “facebook”.
Universiteti privat i Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, disa herë është përmendur për skandale dhe akuza për shitje diplomash. Në disa raste edhe inspektoratet shtetërore kanë gjetur parregullësi në funksionimin e këtij universiteti, por deri tani nuk ka lëvizje konkrete në këtë drejtim. /VOX Struga/