Platforma e akomodimit, AirBNB dëshiron të rekrutojë katër persona për t’i zhvendosur në fshatin Grottele në Itali për një periudhë tre mujore.
Përmes këtij projekti AirBNB synon të shpëtojë nga shpopullimi fshatin në jug të Italisë që ka vetëm 300 banorë dhe mbi 600 shtëpi bosh.
Braktisja ‘kronike’ e fshatrave të vegjël malorë nuk është një dukuri e re për Italinë.
Brezat e rinj po braktisin këto zona për t’u vendosur drejt qendrave të qyteteve pasi këto zona rurale nuk ofrojnë mundësi për profesionale. Kjo ka çuar në zbrazjen e shtëpive dhe në ngritjen e një hoteli për turistët, një mënyrë për të ruajtur kulturën lokale në vend.
Për kandidatët e përzgjedhur zgjedhur kompania do të ofrojë tre muaj qëndrim falas si dhe do të mbulojë shpenzimet e jetesës deri në 1000 dollarë në muaj, ku ata do të jenë përgjegjës për të ndihmuar një Organizatë jo fitimprurëse vendase, Wonder Grottole, që të ringjallë komunitetin.
Ata gjithashtu do të kenë në përgjegjësi rinovimin e ndërtesave, mbjelljen dhe rritjen e produkteve bujqësore si dhe pritjen e turistëve që do të sjellë AirBNB.
Krahas qëndrimit falas dhe shpenzimeve mujore të mbuluara, kandidatëve fitues do t’u ofrohet gjithashtu mundësia për t’u regjistruar në kurse gjuhe dhe klasa gatimi. Afati i fundit për aplikim është data 17 shkurt dhe projekti do të nisë zbatimin në verë të këtij viti.