Teksa shikon fotot e Ana Paula Cespedes mendon se ajo me siguri është një modele. Në të vërtetë, porfesioni i saj i vërtetë është shumë larg modelingut.
E themi këtë, pasi Ana Paula është një pilote dhe mjaft e guximshme sepse nuk i trembet aspak faktit, që çdo ditë kryen fluturime.
Së fundmi 21-vjeçarja ka fituar titullin si “pilotja më seksi në botë”.
Në profilin e saj në Instagram ajo ka rreth 48 000 ndjekës. Linjat e pilotes nga Paraguaj janë marramendëse dhe ata që fluturojnë me të me siguri që ndihen shumë me fat.