Ndonëse më shumë ngjan me skenar të fanta-shekncës për film, gjithnjë e më shumë flitet për një numër të madh raportesh të fshehta dhe transkripteve mes qendrës kryesore të NASA-s dhe astronautëve në Hënë, transmeton Gazeta Metro.
Detaje interesante për këtë me çka supozohet se astronautet janë ballafaquar në Hënë rrjedhin nga intervista e një profesori anonim të Neil Armstrongut, e vila është zhvilluar në njërin prej simpoziumeve të NASA-s.
Gjatë kësaj interviste profesori e heton Armstrongun se çfarë ka ndodhur atje, në çka astronauti i përgjigjet: “Ishte e pabesueshme… natyrisht, gjithmonë e kemi ditur se ekziston mundësia… fakt është se na është tërhequr vërejtj. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë pyetje për stacion kozmik apo qytet në Hënë.
Në pyetjen e profesorit se si mendon se nuk u është tërhequr vërejtja, Armstrong përgjigjet: Nuk mund të hyj në detaje, por mund të them se anijet e tyre janë më superiore në krahasim me tonat, edhe për nga madhësia edhe për nga teknologjia. Ishin të mëdhenj e kërcënues”.
Në rasportet sekrete, siç ka thënë fizikani e profesori i matematikës nga Universiteti në Moskë Vladimir Azhazha, ka shumë intervista e dokumengtarë, të cilët tregojnë se është e mundur se astronautët e Apollos në të vërtetë janë ballafaquar me qenie jashtëtokësore dhe UFO kur e kanë hulumtuar sipërfaqen e Hënës.
“Neil Armstrong i ka transmetuar porosinë kontrollit të misionit se dy objekte të mëdha, misterioze i kanë vëzhguar pasi që kanë aterruar në Hënë. Por, porosia e tij kurrë nuk është dëgjuar në publik, sepse NASA e ka censururar”.
Sipas burimeve të shumta, Armstrong ka thënë se jashtëtokësorët kanë qenë të pranishëm në Hënë, dhe se astronautëve u është urdhëruar që të shkojnë ndsërsa shumë hulumtues të UFO-ve thonë se madje edhe kanë xhiruar ndërtesa dhe struktura të çuditshme dhe të gjitha këto detaje ia kanë paraqotur kontrollit të misionit, i cili me qëllim i ka censuruar me qëllim të pengimit të kaosit e panikut mes banorëve të planetit./gazetametro.net