Një 49 vjeçare angleze ka vendosur të martohet me jorganin e saj.
Artistja Pascale Sellick do mbajë një ceremoni luksoze në datën 10 shkurt dhe lidhjen do e bekojë një mik i saj artist.
Ftesa është e hapur për të gjithë dhe kodi i veshjes kërkon që pjesëmarrësit të veshin pantofla dhe pizhama. Ata mund të sjellin dhe ndonjë arush ose borsë uji nëse kanë ftohtë.
Ajo shprehet kështu për lidhjen me jorganin e saj:
“Marrëdhënia që kam me jorganin tim është marrëdhënia më e gjatë, më intime dhe e besueshme që kam pasur.
Ai është gjithmonë aty për mua dhe më jep përqafime të mrekullueshme.
Unë e dua jorganin tim aq shumë sa dëshiroj që t’i ftoj njerëzit të jenë dëshmitarë të bashkimit tim me shokun më konstant dhe ngushëllues në jetën time.
Do të ketë muzikë dhe një ceremoni; të qeshura dhe argëtim.”(TemA)